Kombëtare

“Islandën e bëmë ne më të fortë”, Gjasula: Çfarë biseduam në pushim, e mposhtim Izraelin

Klaus Gjasula e luajti të plotë takimin në transfertë kundër Islandës, sfida e parë për kuqezinjtë në Grupin 2 të Ligës B në Nations League. Mesfushori i Darmstad foli pas ndeshjes për Supersport, aty ku analizoi takimin përballë skuadrës nordike.

Pjesën e parë ishim shumë të disiplinuar, të qetë, sulmuam atëherë kur duhej, ishim kompaktë. Më pas goli i Islandës komplikoi ndeshjen, bëmë gabime të lehta, i bëmë ata edhe më të fortë, kështu që barazimi është rezultat i drejtë.

E menduam fitoren të sigurt në pushim? Jo, nuk e menduam të fituar ndeshjen, folëm dhe e dinim që do bëhej ndeshje më e vështirë. E humbëm ato 10-15 minuta dhe ndeshja nuk u kthye më ashtu siç donim.

 

Sfida? Një pikë është ok, por kishim mundësi. Mund të fitonim nëse do sulmonim dhe guxonim në fund, por edhe mund të humbisnim, kështu që preferuam sigurinë. 

Izraeli? Mund të rrahim çdo ekip në këtë grup. Do jetë e vështirë, do jenë ndeshje të ngushta, por do japim maksimumin të fitojmë në shtëpi”, deklaroi Gjasula.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency