Champions League

Ismajlgeci: Nesër shihni Tiranën e vërtetë, ne jemi mësuar të luajmë në “Air Albania”

Kapiteni i Tiranës, Marsel Ismajlgeci foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së kthimit ndaj Dudelange në kuadër të turit të parë eliminator në Champions League. Mbrojtësi i krahut të majtë theksoi se nesër do të shihet Tirana e vërtetë ndërsa shtoi se ekipi bardheblu është mësuar të luajë në Air Albania.

“Atje nuk ishte një fushë me përmasa normale, ne jëmi mësuar në Air Albania se e luajmë topin shumë mirë dhe shpejt. Do të jetë një ndeshje tërësisht ndryshe. Kjo ishte pika e tyre e fortë, ishin agresivë në topin e parë dhe të dytë, por duke analizuar edhe ndeshjen e parë do të mundohemi që të jemi ne më agresivë.

Përformanca ime nuk ishte ndër më të mirat, por këtë ndeshje do të jetë shumë herë më e mirë dhe çunat janë gati. Që kur mbaroi ndeshja kishim shumë besim te përmbysja, e dimë ku gabuam dhe jemi të gjithë me shumë besim se ndeshja këtu do të jetë ndryshe. Nuk ishim agresivë dhe të përqëndruar, Tiranën e vërtetë e shohim nesër.

Duke e ditur eksperiencën e Shehit në Europë, duke i folur gjithsescilit na ndihmon shumë. Goli mund të vijë në minutë të parë ose në minutë të 90, duhet të kemi besim. Nesër jo vetëm unë por edhe ekipi do të japë 100%, sepse atje pësuam një gol të lehtë dhe e dimë që nesër do tregohemi agresivë”, u shpreh Ismajlgeci.

Kujtojmë se ndeshjen e së martës mes Tiranës dhe Dudelange do të mund ta ndiqni në Supersport 2 duke nisur nga ora 20:00.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency