Futboll

Itali-Holandë, çerekfinalja e fundit e Botërorit të femrave

Holanda dhe Italia janë dy skuadrat e fundit gjysmëfinaliste të Botërorit të femrave që po zhvillohet aktualisht në Francë. Italia e cila mund të konsiderohet edhe si surpriza e vërtetë e këtij kompeticioni mposhti pastër 2-0 në Montpellier Kinën, me golat e Giacinti dhe Galli, ndërkohë që  që Holanda në mbrëmje kaloi me shifrat 2-1 Japoninë në Rennes falë dygolëshit të Martens. Finalizimi që vendosi fatet e këtij takimi erdhi në minutën e 91-të dhe nga pika e bardhë e penalltisë. Në çerekfinale Italia dhe Holanda do të sfidojnë njëra-tjetrën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency