Katar 2022

Italia humbet një tjetër lojtar para Irlandës së Veriut!

Italia humbet një tjetër element të rëndësishëm për ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Irlandës së Veriut ku do të vendoset edhe kualifikimi direkt ose jo i kampionëve të Europës në Katar 2022. Bëhet fjalë për qëndërmbrojtësin e Interit Alesandro Bastoni i cili nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që pësoi në derbin ndaj Milanit dhe për këtë arsye u dërgua në tribunë nga Mancini për ndeshjen ndaj Zvicrës. Sëfundmi Bastoni ka lënë grumbullimin e Italisë dhe nuk do të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe për ndeshjen e fundit, duke iu shtuar listës së gjatë të mungesave te Italia ku spikasin ato të Pellegrinit, Zaniolos, Chiellinit e Immobiles.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency