Italia me 3-5-2, luajnë Florenzi Jorginho dhe Gabbiadini, Bonucci me maskë
Ndryshojnë emrat, por jo rreshtimi i skuadrës në fushë. Lorenzo Insigne do ta nisë nga stoli ndeshjen e dytë play off ndaj Suedisë, që do të zhvillohet në orën 20:45, në “San Siro”. Ventura i beson sërish modulit 3-5-2, por me tre interpretues të rinj. Do të luajnë Florenzi, Jorginho dhe Gabbiadini, mbeten jashtë De Rossi, Verrati (i pezulluar) dhe Belotti. Në këtë sfidë mjaft delitake, “të kaltrit” duhet të shënojnë me cdo kusht për të shpresuar te pjesëmarrja në Botëror, madje për të shmangur shtesën, duhet fituar me dy gola diferencë.
Nuk ndryshon asgjë përsa i përket portës dhe mbrojtjes. Para Buffonit do të jenë Barzagli, Chiellini dhe Bonucci. Mbrojtësi i Milanit, për shkak të frakturës në hundë, do të mbajë një maskë mbrojtëse.
Buffon
Barzagli Chiellini Bonucci
Candreva Florenzi Jorginho Parolo Darmian
Gabbiadini Immobile



