Nations League

Italia në vështirësi, por ndaj Portugalisë synon të vazhdojë traditën

Kampionët në fuqi të Evropës fillojnë zyrtarisht aventurën e tyre për mbrojtjen e titullit në Kontinentin e Vjetër, teksa do të presin në shtëpi një kundërshtar tepër të respektuar sic është Italia.Takimi do të zhvillohet në kryeqytetin luzitan, në Stadiumin e Benfikës “Da Luz” dhe dihet prej kohësh që skuadra e drejtuar nga trajneri Fernando Santos nuk do të ketë në dispozicion kapitenin dhe njëkohësisht edhe yllin e skuadrës Cristiano Ronaldo. Katër ditë më parë Portugalia barazoi në shtëpi 1-1, në një takim miqësor me Kroacinë, që në Rusi u shpall nënkampione e botës, kështu që përfaqësuesja luzitane bën debutimin në Nations League pikërisht në këtë ndeshje. Në krahun tjetër Italia ishte me shumë shumë fat që arriti të barazojë me Poloninë në ndeshjen hapëse të këtij kompeticioni, në një takim ku “të kaltërit” e Roberto Mancinit shfaqën probleme të shumta në të gjitha repartet. Grupi i Tretë i Divizionit A është vërtet shumë i paparashikueshëm, për më tepër skuadrat përfaqësuese janë pranë njëra – tjetrës për nga niveli dhe mënyra se si luajnë, kështuqë cdo ndeshje merr një rëndësi të vecantë. Mbetet për t’u para se çfarë formacioni do të rreshtojë këtë herë nga minuta e parë trajneri italian, gjithsesi është fakt që kombëtarja azzurre rrallëherë ka vuajtur me Portugalinë. Portugalia vërtet ka fituar 1-0 përballjen e fundit ndërmjet tyre, në një takim miqësor në Gjenevë, tre vjet më parë, megjithatë ajo mbetet fitorja e vetme në 12 ndeshjet e fundit mes tyre, periudhë ku Italia numëron plot 10 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje.

Një tjetër duel interesant i ditës është ai mes Suedisë dhe Turqisë. Për momentin Grupin e Dytë të Divizionit B e kryeson Rusia, që arriti të mposhtë Turqinë 1-2 brenda në Trabzon. Të dy ekipet paraqiten në këtë sfidë pas humbjeve, sepse në fakt edhe përfaqësuesja skandinave humbi 2-0 miqësoren e zhvilluar në Vjenë me kombëtaren austriake. Këtë herë ndeshja luhet në kryeqytetin suedez dhe është e kuptueshme që nëse humbet takimin, skuadra e drejtuar nga veterani Mircea Lucescu me shumë gjasa do t’i japë lamtumirën e parakohshme Ligës së Kombeve. Turqia ka fituar dy përballjet e fundit ndërmjet tyre, sidoqoftë “verdheblutë” duken me skuadër dhe këtë gjë e konfirmuan edhe në botërorin e fundit. Edhe Liga C përveç sfidave të Shqipërisë dhe Kosovës ofron një duel shumë të bukur atë mes Serbisë dhe Rumanisë. Ndeshja do të luhet në Beograd dhe natyrisht ekipi i drejtuar nga trajneri Mladen Krstajic është dukshëm favorit për të marrë 3 pikët, pasi Serbia me të drejtë konsiderohet jo vetëm si skuadra më e fortë e këtij grupi, por gjithashtu edhe si përfaqësuesja favorite për t’u kualifikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për në evropianin e ardhshëm, si fituesja e Divizionit C. Ndonëse me vështirësi në takimin hapës Serbia mundi Lituaninë në Vilnius, ndërsa Rumania zhgënjeu pa masë, teksa nuk shkoi përtej barazimit 0-0 në Ploesht përballë Malit të Zi. Serbia ka fituar gjithashtu edhe dy përballjet e vetme ndërmjet tyre, madje të fundit plot 5-0 në eliminatoret për Botërorin jugafrikan.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency