Italia nuk bind, Portugalia favorite edhe pa Ronaldon!
Italia vazhdon të jetë një skaudër në agoni. Mos kualifikimi në Botëror u shoqërua me largime dhe ndryshime nga drejtuesit e federatës së futbollit, tek trajneri dhe lojtarët. Uefa Nations League konsiderohej se do të ishte fillimi i një cikli të ri dhe premtues, por në fakt ndeshja e tyre e parë në Bologna kundër Polonisë nuk rezultoi e tillë. Një barazim i arritur falë një penalltie, një skuadër që ende nuk arrin të shfaqë më të mirën e saj. Ndalesa e rradhës në Ligën e Kombeve do të jetë transfertë kundër Portugalisë, me këta të fundit që kanë një mungesë të madhe siç është Cristiano Ronaldo.
Luzitanët i dhanë lamutmirën Botërorit në fazën e 1/8 në sfidën kundër Uruguait. Gjithsesi skuadra po kalon një periudhë pozitive që prej Europianit Francë 2016 të fituar prej tyre e deri në ndeshjet e tyre të fundit të shpërndara mes miqësoreve dhe sfidave të Botërorit. Në 10 përballjet e fundit Portugalia regjistron vetëm 2 humbje, ndërkohë që barazimet janë rezultati më i shpeshtë që kanë siguruar plot 5 herë, teksa 3 janë fitoret.
Në kampin tjetër Italia njeh vetëm një fitore në 8 ndeshjet e fundit, gjithsesi përballë Portugalisë janë të kaltërit që kanë një bilanc më pozitiv duke fituar 6 nga 7 duelet e fundit, teksa luzitanët për këtë vit nuk kanë fituar asnjë ndeshje përballë një kombëtareje europiane. Tre pikët janë synimi i përbashkët i të dy përfaqësueseve, të kaltërit për ti dhënë vetës pak optimizëm në një situatë aspak të këndshëme, portugezët për të treguar se dhe pa Ronaldon ata mund të fitojnë.I



