Italia publikon listën, 27 futbollistë për të siguruar botërorin
Giampiero Ventura ka publikuar listën e futbollistëve me të cilët do të kërkojë të sigurojë kualifikimin për në botërorin ‘Rusi 2018’, në dy sfidat e Paly Off-it ndaj Suedisë.
Trajneri italian ka përzgjedhur plot 27 futbollistë për këtë sfidë, ndërsa bie në sy rikthimi i Simone Zazës dhe grumbullimi i mesfushorit të Napolit, Jorginho. Që të dy këta të fundit janë duke kaluar momente mjaft të mira në klubet respektive dhe pritet të jenë vlerë e shtuar për kombëtaren e Venturës.
Italia do të udhëtojë në Suedi më 10 nëntor dhe 3 ditë më pas do të diskutojë ndeshjen e kthimit në ‘San Siro’. Ja lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar nga Ventura:
Portierë: Gianluigi Buffon (Juventus), Gianluigi Donnarumma (Milan), Mattia Perin (Genoa);
Mbrojtës: Davide Astori (Fiorentina), Andrea Barzagli (Juventus), Leonardo Bonucci (Milan), Giorgio Chiellini (Juventus), Danilo D’Ambrosio (Inter), Matteo Darmian (Manchester United), Daniele Rugani (Juventus), Leonardo Spinazzola (Atalanta), Davide Zappacosta (Chelsea).
Mesfushorë: Federico Bernardeschi (Juventus), Antonio Candreva (Inter), Daniele De Rossi (Roma), Stephan El Shaarawy (Roma), Alessandro Florenzi (Roma), Roberto Gagliardini (Inter), Lorenzo Insigne (Napoli), Jorge Luiz Frello Jorginho (Napoli), Marco Parolo (Lazio), Marco Verratti (Paris Saint Germain);
Sulmuesë: Andrea Belotti (Torino), Eder Citadin Martins (Inter), Manolo Gabbiadini (Southampton), Ciro Immobile (Lazio), Simone Zaza (Valencia).




