Conference League

Italiano merr lajm të keq para transfertës turke, dëmtohet titullari i ekipit

Në prag të transfertës turke ndaj Basaksehirit, e vlefshme për grupet e Conference League, trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano ka marrë një lajm shumë të keq nga infermieria.

Mbrojtësi i djathtë, Dodo, i cili iu bashkua skuadrës vjollcë këtë verë, ka pësuar një dëmtim në sfidën ndaj Bolognës dhe do të qëndrojë larg fushave për të paktën një muaj.

Futbollisti 24-vjeçar ishte përshtatur mjaft mirë me Fiorentinën dhe kishte fituar shpejt vendin e titullarit, megjithatë tani do t’i shtojë telashet trajnerit, që duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesa të tjera si Castrovilli, Milenkovic, Zurkowski e Sottil, teksa ka shpresa vetëm për rikuperimin e Duncan.

Basaksehir-Fiorentina do të startojë të enjten në orën 21:00 dhe do të transmetohet në ekranin e SuperSport 3.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency