Italinë e refuzon edhe Ranieri: Jam mirë tek Nantes
Italia është në kërkim të një emri të njohur për stolin pas shkarkimit të Gian Piero Venturës i cili nuk arriti ta kualifikonte dot përfaqësuen e kaltër në Botërorin, Rusi 2018. Reputacioni i Italisë pas eliminimit nga Suedia në Play-off ka rënë aq poshtë saqë asnjë trajner me emër të madh nuk dëshiron të ulet në stolin e kombëtares 4-herë kampione bote. I fundit që ka refuzuar stolin e Italisë është Claudio Ranieri trajneri që bëri mrekullinë duke shpallur Leicester City, kampione të Anglisë dhe që aktualisht është në drejtimin e skuadrës franceze të Nantes. I pyetur nga gazetarët për një kalim të mundshëm në Coverciano për të marrë drejtimin e Italisë, Rainieri deklaroi: “ Mendoj se do të marrin një tjetër trajner.Unë ndihem mirë këtu dhe mendoj vetëm për eksperiencën te Nantes”.



