Atletikë

Izmir Smajlaj kampion i Ballkanit në salla të mbyllura

Izmir Smajlaj kampion i Ballkanit në kërcim së gjati në sallat e mbyllura. Atleti shkodran ka dominuar garën në kryeqytetin turk, Stamboll, duke kërcyer 7.91 metra, rezultat që nuk mundi ta arrinte asnjë nga rivalët e tij.

Sportisti shkodran tri javë më parë, në Mitingun e Vjenës bëri paraqitje thuajse të njëjtë, duke kërcyer 7.90 metra, rezultat që i siguroi edhe atje vendin e parë, ndërkohë në kampionatin Ballkanin në salla të mbylla e përmirësoi këtë rezultat me 1 centimetër.

Smajlaj konfirmon edhe një herë faktin se po kalon një moment shumë të mirë. Tashmë fokusi do të jetë tek Kampionati Europian i sallave te mbyllura, që do të zhvillohet me 7 mars ne Poloni, ku do të ketë objektiv futjen në zonën e medaljeve.

Smajlaj është rikthyer në këtë formë pas një periudhe shkëputjeje 6-mujore si rrjedhojë e një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency