Ja oferta e “çmendur” e Barçës për Coutinhon, në janar vishet blaugrana
132 milionë paund, kjo është oferta e Barcelonës që do të tenetojë në janar transferimin e Philipe Coutinhos nga Liverpooli. Gjigandët e La Ligas duket se e kanë kuptuar që duhet të shpenzojnë një shifër të ngajshme me atë prej 136 milionë paundësh që paguan për Ousmane Dembele në manyrë që të arrijnë shërbimet e talentit brazilian. 25-vjeçari Coutinho ishte pranë kalimit në Camp Nou që gjatë merkatos së verës por klubi anglez refuzoi në mënyrë kategorike të tre ofertat e katalanasve e fundit prej të cilave ishte në shifrën e 119 milionë paundëve. Gjithsesi, duket se rezistenca e klubit nga Anfield Road është thyer tashmë nga insistimi i vazhdueshëm i spanjollëve të cilit për asnjë moment nuk i dekurajuan duke mos hequr dorë nga objektivi Coutinho. Përfaqësues të sulmuesit janë takuar sëfundmi me drejtues të blaugranave për të mbyllur në detaje marrëveshjen të cilën më pas do t’ia prezantojnë edhe Liverpoolit. Katalanasit duket të kenë bindjen se këtë herë operacioni do të realizohet me sukses dhe muaji i ardhshëm do ta shohë Coutinhon të mbajë veshur fanellën e tyre.



