Merkato

Ja pse Bayerni s’mund ta refuzojë ofertën e Barçës për Lewandowskin

Nënshkrimi i Robert Lewandowski me Barcelonën është çështje kohe. Disa media polake kanë “zbuluar” shifrat e transferimit dhe sigurojnë se marrëveshja përfundimtare do të mbyllet për 40 milionë euro plus një bonus, ofertë që Bayerni nuk mund ta refuzonte, duke pasur parasysh se kontrata e lojtarit përfundon në vitin 2023.

Lewandowski gjithashtu dëshiron të shkojë me çdo kusht te Barça. Ai ka zgjedhur të jetë lideri i projektit të ri të Xavit, me të cilin tashmë ka folur dhe nuk pranon që Bayerni të hyjë në negociata me klube të tjera. Në fakt, polaku tashmë ka mbyllur marrëveshjen me klubin e Barçës. Ai do të nënshkruajë kontratë për tri sezonet e ardhshme. Manaxheri i tij, Pini Zahavi, ka qenë sërish në Barcelonë këtë javë, duke blerë fanella të Barçës në një dyqan në Paseo de Gracia me emrin e polakut.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency