Futboll

Ja qëndrimi zyrtar i FSHF mbi çështjen Skënderbeu

Pas publikimit të kërkesës së inspektorëve të Komisionit të Etikës së UEFA-s, për dënimin e Skënderbeut me 10 vjet përjashtim nga kompeticionet europiane dhe 1 milion euro gjobë, ka ardhur edhe qëndrimi zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit.Nëpërmjet një deklarate zyrtare, ky institucion njoftoi se “ka marrë informacionet e nevojshme lidhur me dokumentin e publikuar i cili është relacioni i inspektorëve  të UEFA-s, drejtuar Komisionit të Disiplinës, dhe jo një vendim disiplinor. Informacione këto, të domosdoshme për të patur një qëndrim të konsultuar institucional dhe publik”.

Në qëndrimin e saj Federata e Futbollit argumentoi se përpos faktit që po e ndjek me vëmendje ecurinë e procesit disiplinor ndaj Skënderbeut “vlen të theksohet se kjo është një çështje që i përket drejtpërdrejtë klubit anëtar (në këtë rast Skënderbeu) dhe vetë UEFA-s”. Gjithashtu FSHF u shpreh e hapur për çdo vendim disiplinor që mund të vijë në rrugë zyrtare nga trupat gjykuese të UEFA-s për rastin në fjalë.

QËNDRIM ZYRTAR I FSHF NË LIDHJE ME ÇËSHTJEN “SKËNDERBEU”

FSHF kërkon të informojë opinionin publik në lidhje me zhvillimet më të fundit të publikuara në shtyp për çështjen e Skënderbeut.

Gjatë ditës së djeshme, por edhe sot FSHF ka marrë informacionet e nevojshme lidhur me dokumentin e publikuar i cili është relacioni i inspektorëve  të UEFA-s drejtuar Komisionit të Disiplinës, dhe jo një vendim disiplinor. Informacione këto, të domosdoshme për të patur një qëndrim të konsultuar institucional dhe publik.

Ndonëse FSHF po e ndjek me vëmendje ecurinë e procesit disiplinor ndaj Skënderbeut, vlen të theksohet se kjo është një çështje që i përket drejtpërdrejtë klubit anëtar (Skenderbeu) dhe vetë UEFA-s.

FSHF do te jetë e hapur për çdo vendim disiplinor që mund të vijë në rrugë zyrtare nga trupat gjykuese të UEFA-s për rastin në fjalë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency