Ja rekordi që vendosi Broja me golin e sotëm!
Armando Broja vazhdon të vendosë rekorde të njëpasnjëshme me golat e tij në Premier League. Falë rrjetës që realizoi ndaj Brentford, Broja u bë lojtari më i ri në moshë në historinë e Premier League që realizon në 4 e ndeshjet e para shtëpiake si titullar, vetëm 20 vjeç e 123 ditë.
Sulmuesi shqiptar barazoi edhe rekordin e spanjollit Diego Costa që në periudhën kur luante për Chelsean realizoi gjithashtu në 4 ndeshjet e para shtëpiake të cilat i nisi që nga fillimi.
Southampton triumfoi 4-1, ndërsa sulmuesi kuqezi realizoi golin e 5-të sezonal në Premier League, 4 prej të cilëve në “St. Mary’s stadium” dhe një në transfertë ndaj Crystal Palace.



