Premier League

Jack Wilshere nuk rinovon, largohet zyrtarisaht nga Arsenali

Pas 17 vjetësh Jack Wilshere i thotë lamtumirë Arsenalit. I transferuar te “Topçinjtë” në vitin 2001, 26-vjeçari vendosi të mos pranojë ofertën e drejtuesve të klubit për të rinovuar kontratën, e cila i skadon në fund të qeshorit. Lajmin për largimin nga klubi e konfirmoi vetë futbollisti, i cili me anë të një postimi në “Instagram” pohoi se ka vendosur të provojë diçka të re. Ai theksoi se pas shumë takimesh me drejtuesit dhe me trajnerin e ri Unai Emery, vendosi t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Arsenalit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency