Jack Wilshere s’e “tradhton” Arsenalin, pret rinovimin
Jack Wilshere është në muajt e fundit të kontratës me Arsenalin, por për mesfushorin ky fakt nuk ndikon aspak në lidhjen e tij që ka me “topçinjtë”, ndaj dhe çdo ofertë që do të vijë në janar nuk do të merret parasysh. Mesfushori anglez që ka vuajtur shumë kohë nga dëmtimet njëkohësisht është në bisedime për rinovimin e kontratës, por Betis, Sevilla, Bournemouth e Crystal palace prej kohësh i kanë bërë një ofertë dhe po presin vendimin e tij. Mësohet se Wilshere do të refuzojë çdo ofertë vetëm për të qëndruar në ekipin e zemrës.



