Conference League

“Jam i vetmi holandez në festë”, mbrojtësi i Romës: Sa e çuditshme të luaja kundër Feyenoord

Nuk ishte një finale e zakonshme ajo e Conference League për mbrojtësin e Romës, Rick Karsdrop. Në fushën e Air Albania, mbrojtësi u detyrua të luante kundër familjes së tij dhe klubit që i dha shansin të shkëlqente në futbollin e rëndësishëm, Feyenoord. Megjithatë, si një profesionist i vërtetë, 27-vjeçari bëri maksimumin për verdhekuqtë ndërsa pas sfidës theksoi se ndoshta mund të jetë i vetmi holandez në festë.

“Mendoj se në këto momente jam holandezi i vetëm që është i lumtur. Tani unë luaj për Romën dhe qytetin e Romës dhe sigurisht jam shumë i kënaqur, por më duhet ta pranoj se ishte shumë ndjesi e çuditshme të luaja kundër Feyenoord.

Pas 60 minutave lojë nisa të ndjenja një ngërç dhe dhimbje në ije dhe mendoj se kundër Feyenoord ishte një nga ndeshjet e mia më të këqija. Megjithatë, kjo ka shumë pak rëndësi, nuk më intereson aspak”, u shpreh Karsdrop.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency