Merkato

James Rodriguez te Napoli, çështje ditësh!

Në Napoli kanë javë që ëndërrojnë të shohin James Rodriguez me fanellën e tyre dhe mesa duket brenda pak ditësh De Laurentiis do ta bëjë realitet diçka të tillë. Në 1 qershor James i ka dhene po përfundimtare Ancelottit dhe kontaktet mes lojtarit e trajnerit që nga ajo ditë kanë qenë të vazhdueshme. Carletto po përpiqet t’i shpjegojë projektin e tij kolumbianit i cili do të jetë protagonisti kryesor. Duhet kujtuar qe James shkëlqeu në sezonin e tij të parë në Madrid kur Reali drejtohej nga Ancelotti. Luajti 46 sfida ku shënoi 17 gola.

Pavarësisht eventeve të rëndësishme që do të organizohen në San Paolo ditët në vijim, kjo me evente të qytetit që nuk kane lidhje me skuadrën, tifozët e vërtetë presin që stadiumi të jetë vendi ku do të prezantohet ylli i ardhshem pikërisht James Rodriguez. Aurelio De Laurentiis, presidenti veteran i Napolit vijon të kërkoje një opsion huazimi me të drejtë blerje ndërsa madrilenët kërkojnë shitjen përfundimtare për 42 milionë euro plus bonuse. Në fund pritet të fitojë pretendimi i Perez me italianin De Laurentiis që është gati të sakrifikojë për të realizuar këtë kërkesë të Los Blancos. Në ditët e fundit dy klubet kanë komunikuar vazhdimisht mes tyre dhe ka optimizëm nga dy palët për arritjen e një akordi, me marrëveshjen që do ta bëjë kolumbianin James Rodriguez 1 napoletan më shumë.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency