James si Ronaldo, djali i erdhi në jetë nga nëna zëvendësuese?
James Roddriguez është bërë baba për herë të dytë, ndërsa nga martesa me Daniela Ospinan, motrën e portierit David Ospina, ka një vajzë që quhet Saloma.
Mediet e huaja hedhin dyshime se djali i futbollistit të Real Madridit ka lindur nga një nënë zëvendësuese (surrogata), sikurse ka vepruar edhe Cristiano Ronaldo. Futbollisti kolumbian shpërndau në rrjetet sociale një foto ku shfaqet këmba e djalit të sapolindur Samuel. James është i fejuar me modelen Shannon de Lima, por në foto e fundit të postuara nga bukuroshja venezueliane nuk ka shenja të shtatzanisë.
Rodriguez është përpjekur të jetë shumë i rezervuar rreth lindjes së djalit, ndaj dhe me të drejtë janë hedhur dyshimet se ka ardhur në jetë nga një nënë zëvendësuese.





