La Liga

Januzaj refuzon dy ekipe të La Liga-s, merr miratimin nga United dhe vazhdon me Sociedad

Adnan Januzaj është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për Real Sociedad në elitën e kampionatit spanjoll, La Liga. Futbollisti ka shënuar dy gola (Atletico Madrid dhe Alaves) në këtë sezon për ekipin bask, teksa palët kanë shprehur pëlqimin për të vazhduar bashkëpunimin duke qenë se kontrata e sulmuesit skadon më datë 30 qershor.

Për këtë, Januzaj ka marrë edhe miratimin nga ana e Manchester United duke qenë se klubi anglez ka të drejtën për ta riblerë futbollistin. Ndërkaq, për të qëndruar me Real Sociedad, Januzaj ka refuzuar edhe ofertat nga dy klube të tjerë të elitës spanjolle. Fjala është për Valencian dhe Sevilla-an të cilat të dyja kishin shprehur pëlqimin e tyre për aftësitë e 26-vjeçarit.

Sakaq, me rinovimin e kontratës me skuadrën baske, në kontratën e Januzaj do të rritet edhe klauzola nëse një klub tjetër në të ardhmen do të pretendojë shërbimet e tij. Kështu, pritet që kjo klauzolë të kapë shifrën e 60-70 milionë eurove, ndërsa nga kjo shifër do të përfitonte edhe Manchester United e cila ruan të drejtën e një përqindjeje në rast shitje të futbollistit belg.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency