Japonia mposht Australinë dhe shpreson ende te kualifikimi direkt në Katar 2022!
Japonia mbajti gjallë shpresat për t’u kualifikuar direkt në Botërorin Katar 2022, pasi fitoi përballjen direkte ndaj Australisë me shifrat 2-1 duke u shkaktuar humbjen e parë “kangurëve” në grupin B kualifikues në zonën aziatike. Pas dy humbjeve në dy 3 ndeshjet e para, përfaqësuesja nipone u ngjit në kuotën e 6 pikëve falë suksesit ndaj Australisë me këta të fundit që gjithsesi ruajtën vendin e 2-të në renditje me 9 pikë edhe pas raundit të 4-t, pozicion që i kualifikon direkt australianët në Botëror. Tanaka i dha avantazhin Japonisë pas vetëm 8 minutash lojë, por goli i barazimit i Hrustic në minutën e 70-të krijoi përshtypjen se këto dy përfaqësuese do të ndanin nga një pikë. Por në minutën e 85-të, autogoli i Behich i dha fitoren Japonisë që me këtë sukses u ngjit në vendin e 3-të në grup me 6 pikë.



