Kategoria Superiore

Java 15 vendos rekordin e golave, 18 realizime në 5 sfida

Java 15 e Kategorisë Superiore nuk është kursyer duke sjell rekordin e golave në një javë të vetme. Plot 18 realizime në 5 ndeshjet e javës kanë bërë që të thyhet rekordi i vendosur në javën e 6 me 16 gola të shënuar. Vetëm në Vlorë, në sfidën e luajtur në harkun e dy ditëve për shkak të kushteve të këqija atmosferike, është shënuar një gol që i ka dhënë fitoren Laçit ndaj kuqezinjve, por pavarësisht kësaj rekordi është vendosur nga goleadat në sfidat e tjera. Sinjali se kjo do të ishte një javë e destinuar për të dhuruar gola u duke që në dy ndeshjet e para, në Shkodër u tundën plot 5 herë rrjetat në fitoren 3-2 të Vllaznisë ndaj Kamzës, ndërsa në Lushnjë 4 golat e sfidës Lushnja-Skënderbeu bënë që në vetëm 180 minuta të ishin plot 9 realizime. Në sinkron me sfidat e së shtunës kanë ecur edhe dy duelet e së dielës. Luftëtari shpoi plot 5 herë portën e Partizanit në suksesin historik ndaj të kuqve, ndërsa në Durrës 3 golat e sfidës Teuta – Kukësi mbyllën llogaritë e kësaj jave. 18 golat janë një dhuratë për fundvit që skuadrat i kanë bërë tifozëve dhe kampionatit, duke dhënë sinjalet për një ecuri akoma më të mirë të këtij kampionati.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency