Java 20-të e Superiores favorizon Flamurtarin
Java 20-të e Kategorisë Superiore i shkon për shtat flamurtarit, pasi skuadra e Shpëtim Duros do të presë në shtëpi Lushnjën e vendit të fundit. Vlonjatët që vijnë nga dy humbje radhazi, në kampioant ndaj Skënderbeut dhe në Kupë ndaj Partizanit mund të rehabilitohen pikërisht ndaj skuadrës që duket se ka prerë biletën drejt Kategorisë së Parë. Një ndeshje e lehtë në letër dhe duke parë duelet e tjera të sfidës, kjo javë mund të sjellë skenarin perfekt për Flamurtarin, pasi rivalët më të afërt në tabelën e klasifikimit kanë përballje me koeficient vështirësie shumë të lartë. Kukësi udhëton në kryeqytet për tu ndeshur me Partizanin, dy skuadra që synojnë zonën europiane, madje të kuqtë tashmë janë eleminuar edhe nga Kupa dhe në kampionat janë drejtuar të gjitha bateritë. Gjithashtu edhe Kamza që është 3 pikë pas Flamurtarit ka një ndeshje shumë të vështirë, pasi pret në shtëpi kryesuesit e Skënderbeut, pavarësisht se ndaj tyre kanë arritur këtë edicionin të marrin 2 barazime. Një ndeshje po kaq të vështirë ka edhe Laçi, që pret në shtëpi Luftëtarin, që ashtu si Partizani dhe Kamza synojnë zonën europiane duke qënë se janë të eleminuar nga Kupa. Në këtë këndvështrim, vlonjatët janë të favorizuar nga kalendari dhe mund të zgjasin hapin drejt konfirmimit të vendit të dytë, për të konsoliduar pozitat e tyre në kampionat.



