Java e 23-të në dy ditë, spikatin Teuta – Partizani dhe Vllaznia – Flamurtari
Federata Shqipatre e Futbolli ka zyrtarizuar ditët dhe oraret e ndeshjeve të javës së 23-të të Superiores. 5 përballjet e radhës do të shpërndahen 3 të dielën dhe 2 të hënën, për t’u dhënë kohë skuadrave të rikuperojnë forcat pas impenjimit të mesjavës. Kështu të dielën, në orën 14:00, do të luhen 2 takime, Lushnja Kukësi dhe Skënderbeu – Laçi. Në “Roza Haxhiu” nuk pritet të ketë shumë histori, pasi “lagunarët” duket në dorëzuar në garën e mbijetesës, ndërsa në Korçë Laçi mund të tentojë surprizën për objektivin Europë. Po të dielën, në orën 17:00 do të luhet Teuta – Partizani, një duel tepër interesant mes dy skuadrave që kanë objektiva të ndryshme. Teuta shpreson t’i largohet fundit, ndërsa Partizani beson se mund të kthehet në garën për një vend në Kupat e Europës.
Të hënën, në orën 14:00, Luftëtari pret Kamzës, ndërsa java e 23-të mbyllet me sfidën e orës 17:00 Vllaznia – Flamurtari, takim ku barazimi do të bënte pak punë.
E diel, më 4 mars
Lushnja-Kukësi (14:00)
Skënderbeu-Laçi (14:00)
Teuta-Partizani (17:00)
E hënë, më 5 mars
Luftëtari-Kamza (14:00)
Vllaznia-Flamurtari (17:00)



