Kategoria Superiore

Java e 23-të/ Tirana vijon arratinë në krye, Partizani me “5 yje”, zhgënjejnë Laçi e Dinamo

Java e 23-të e Abissnet Superiores prodhoi rezultate surprizë, me Laçin që nuk shkoi përtej barazimit pa gola ndaj Egnatias dhe i dha mundësinë Tiranës të shkëputet edhe më shumë në krye, duke çuar në 8 pikë diferencën nga kurbinasit e vendit të dytë.

Bardheblutë e kryeqytetit shënuan dy herë me anë të Taulant Seferit ndaj Teutës, për të triumfuar 0-2 dhe për të shkuar me moral të lartë në derbin e të shtunës ndaj Partizanit në “Air Albania”.

Megjithatë me moral mjaft të lartë vijnë edhe të kuqtë, që kanë rigjetur qetësinë dhe vazhdimësinë nën drejtimin e Dritan Mehmetit, teksa në javën e 23-të triumfuan me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Kukësit të Diego Longos.

Një tjetër sfidë interesante e javës së 23-të ishte padyshim edhe ajo mes Kastriotit dhe Skënderbeut, dy skuadra që luftojnë për mbijetesë, por që në fund ishin krutanët që morën tre pikët, falë fitores me rezultatin minimal 1-0.

Vijon të zhgënjejë edhe Dinamo e Bledar Devollit, me këtë të fundit që nuk e ka provuar ende shijen e fitores në pankinën e kryeqytetasve. “Nëndetësja blu” u mposht me rezultatin 2-1 në Shkodër nga Vllaznia dhe tani e sheh veten në zonën e rënies, me vetëm 20 pikë, tre më tepër se Skënderbeu i vendit të fundit.

Rezultatet e javës së 23-të:

02-03-2022 16:45
02-03-2022 16:45
03-03-2022 13:45
03-03-2022 13:45
03-03-2022 16:45

 

Renditja e Abissnet Superiores:

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency