Kategoria Superiore

Java e 26-të, sfidat pa favoritë

Kur duhen dhe 11 javë nga fundi i këtij edicioni, kampionati është futur në një pikë tepër interesante, ku në asnjë prej sfidave nuk mund të bëhen parashikime. Java e 26-të sjell përballjen e pesë skuadrave që ndodhen në gjysmën e tabelës së rënditjes me pesë ekipet që e shohin veten në gjysmën e dytë të klaisfikimit të Abissnet Superiore.

Tirana kryesuese do të luajë derbin me Dinamon, në një takim ku do të kërkojë të konsolidojë pozitën e saj si kryesuese e të marshojë sa më parë drejt titullit kampion. Diferenca prej 10 pikësh është e konsiderueshme, por tek bardheblutë duan që sa më parë t’i mbyllin llogaritë dhe matematikisht për të qëndruar të qetë. Megjithatë Dinamo nis epokën e trajneri Rodolfo Vanoli, i cili kërkon ta nisë me këmbën e mbarë aventurën e tij në Superiore, po ashtu dhe për t’i dhënë besim ekipit në këtë krizë që po kalon.

Laçi kërkon që të bëjë kthesën pas katër ndeshjesh që nuk fiton e do ta tentojë me Teutën. Tre nga pesë ndeshjet e radhës për kurbinasit do të jenë pikërisht ndaj bregdetarëve, me të cilët do të përballen dhe në Kupën e Shqipërisë. Durrsakët po ashtu nuk janë në pozitat më të mira të mundshme, pasi nuk kanë stabilitet e do të synojnë që të marrin një rezultat pozitiv, pasi kanë pësuar dy humbje në takimet e mëparshme të këtij edicioni me bardhezinjtë.

Kukësi do të masë forcat me Skënderbeun në transfertë. Verilindorët do të kenë përballë ish-trajnerin Skënder Gega, i cili kërkon të shmangë rënien e korccarëve nga kategoria e ndeshjet në shtëpi pa dyshim do të jenë një detyrim për ta. Kukwsi ka hasur vështirësi këtë sezon me vazhdimwsinw, por vjen me moralin lart pas fitores me Dinamon e kërkon që të krijojë sa më shumë distancë me Vllazninë ndjekësë.

Shkodranët do të luajnë me Egnatian në transfertë. Pas largimit të Thomas Brdaric është radha e Elvis Plorit për të marrë drejtimin e skuadrës e detyra e tij do të jetë që të marrë maksimumin, për të mos i trazuar më tepër ujwrat. Skuadra e Zekirija Ramadanit në anën tjetër ka treguar rritje në javët e fundit, duke treguar se mund të marrë pikë ndaj ccdo kundërshtari e ccdo pikë është tepër e vlefshme për ta, pavarësisht se kë kanë përballë.

Partizani do të vizitojë Kamzën ku do të takojë një nga skuadrat më në formë të momentit. Në shtatë ndeshjet në fushën e tij, Kastriotit ka marrë 5 fitore, një barazim dhe vetëm 1 humbje e për Demat nuk do të jetë një mision apsak i lehtë. Të kuqtë e kryeqytetit kanë pësuar vetëm 1 humbje në 10 ndeshje në kampionat, megjithatë në 5 sfidat e luajtura së fundmi kanë marrë vetëm 1 fitore dhe katër barazime e pritshmëritë janë maksimale për një përballje tepër interesante.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency