Java e 29 vjen me 3 takime, zbresin në fushë Feronikeli e Llapi
Ipko Superliga do të startojë sot me takimet e javës së 29, ku në fushë pritet të zbresin 2 nga 3 skuadrat që rivalizojnë për titullin kampion.
Kështu Feronikeli do të presë në Drenas Gjilanin e Gentian Mezanit, me misionin e vetëm për të marrë 3 pikët dhe për të ruajtur pozitat në krye të renditjes.
Edhe skuadra e vendit të tretë, por me vetëm dy pikë pas kryesuesve, Llapi i Podujevës do të presë në shtëpi ekipin kampion në fuqi, Dritën e Gjilanit.
Sfida tjetër e ditës së sotme, është ajo mes Ballkanit dhe Ferizajt, një përballje direkte mes dy skuadrave që luftojnë për t’iu larguar zonës së ftohtë të rënies nga kategoria.
Të tre takimet do të startojnë në orën 15:30 dhe do të transmetohen përkatësisht në Supersport 3, 6 dhe 7.



