Kategoria Superiore

Java e 31-të luhet në dy ditë, supersfida Vllaznia-Teuta të hënën me drita!

Java e 30-të e Kategorisë Superiore i lë menjëherë vendin raundit të 31-të i cili mund të ndryshojë të tjera gjëra në renditje me garën që është  bërë më interesante se kurrë si përsa i përket mbijetesës ashtu edhe garës për titull. Raundi i ardhshëm do të luhet në dy ditë. Të dielën në orën 16:00 do të luhen tre takime ku spikatin Bylis-Tirana por edhe Partizani-Apolonia. Dy skuadrave kryeqytetase nuk u lejohen hapat fals për të tentuar deri në fund fitimin e titullit. Një përballje direkte për mbijetesën do të jetë edhe ajo mes Kastriotit dhe Skënderbeut. Të hënën më 3 maj do të luhen dy ndeshjet e tjera të javës me Laçin që do të presë në orën 15:00 në Kurbin Kukësin, ndërkohë që supersfida Vllaznia-Teuta do të nisë në orën 18:00 në Loro Boriçi aty ku shkodranët në rast suksesi do të kenë mundësi të parakalojnë pikërisht Teutën në renditje.

Kategoria Superiore – Java 31

E diel, më 2 maj 2021
Ora 16:00 | Bylisi-Tirana
Ora 16:00 | Partizani-Apolonia
Ora 16:00 | Kastrioti-Skënderbeu

E hënë, më 3 maj 2021
Ora 15:00 | Laçi-Kukësi
Ora 18:00 | Vllaznia-Teuta

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency