Java e 6/ Vllaznia pëson humbjen e parë, Laçi i largohet fundit, Tirana fiton derbin
Java e 6 e Abissnet Superiores përfundoi me fitoren minimale 1-0 të Tiranës, që ngjitet kështu në krye të renditjes me 14 pikë, e ndjekur nga Kukësi e Teuta me nga 11 pikë, ndërsa tabela mbyllet me Skënderbeun, që ka grumbulluar vetëm tre pikë.
Rezultatet:

Pësojnë humbjen e parë kuqeblutë e Vllaznisë, që “mbaruan golat” ndaj Dinamos të hënën e kaluar dhe nuk arritën të shënojnë asnjë ndaj Kukësit këtë të diel, duke u mposhtur 2-0.
Ndërkohë gjen fitoren e parë sezonale Laçi, që nën drejtimin e Sero Nokës ia doli të triumfojë minimalisht 0-1 në transfertën ndaj Kastriotit dhe t’i largohej fundit të renditjes.
Partizani dhe Skënderbeu janë skuadrat që nuk e kanë gjetur ende fitoren e parë sezonale pas 6 javëve të para dhe pozicionohen të dyja në zonën e ftohtë të renditjes, bashkë me Kastriotin.
Renditja




