Lajme

Java e 7-të nis me 3 sfida, Feronikeli dhe Llapi me duele të lehta

Java e 7-të e Ipko Superligës së Kosovës nis këtë të shtunë, me 3 sfida që kanë favorite absolute skuadrat vendase për të marrë tre pikët. Në pritje të derbit të Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës, në orën 13:00 Feronikeli do të përpiqet të ruajë kreun duke fituar takimin ndaj Ferizaj në Drenas. Kampionët në fuqi kanë fituar 3 ndeshjet që kanë zhvilluar në shtëpi në këtë sezon dhe sot pritet tre pikët e radhës nga Feronikeli. Ndeshje akoma më të lehtë në letër ka Llapi që pret në Podujevë, Dukagjinin e vendit të fundit që pak shanse për të marrë pikë në këtë transfertë duke parë ecurinë e tyre në 6 javët e para. Llapi-Dukagjini do të startojë në orën 14:00 dhe gjithashtu do të transmetohet live në Supersport. Dita e shtunë e Ipko Superligës së Kosovës do të mbyllet me duelin e orës 15:00 që do të zhvillohet në Mitrovicë mes Trepça ’89 dhe Flamurtarit, një sfidë në të cilën bardhëjeshilët do të kërkojnë të rikthehen te fitorja.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency