Featured

“Jemi të uritur për fitore”, Gurishta: Titulli? Tiranën e mendojmë 7 pikë larg…

Përkrah trajnerit Brdaric në konferencën për shtypin përpara transfertës së ditës së shtunë kundër Partizanit, ishte edhe Erdenis Gurishta. Kapiteni u shfaq optimist në lidhje me duelin ndaj “Demave”, që do të luhet në “Air Albania” (16:45) dhe do të transmetohet në Supersport 3. 

Mbrojtësi i djathtë beson edhe te titulli kampion, por ai dhe shokët e tij nuk duhet të gabojnë më. Diferenca me Tiranën kryesuese është 13 pikë, por Gurishta e llogarit si 7, pasi i mendon të fituara dy përballjet e mbetura me ekipin e Orges Shehit.

Normalisht që është një super ndeshje. Këto duele gjithmonë kanë dhënë emocione dhe spektakël. Jemi të uritur për 3 pikë, qëllimi ynë është 3-pikshi nesër. Ecuria në përballjet direkte ka qenë pozitive për ne në dy sezonet e fundit, por kjo përballje është ndryshe.

Partizani vjen në këto momente nga tre fitore radhazi, besimi është i madh në radhët e tyre. Mos të harrojmë që edhe ne kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira dhe besimi është i lartë te ne. Nesër do jetë një ndeshje me shumë ekuilibra, ndoshta vetëm detajet do të bëjnë diferencën.

‘Air Albania’ me fat për Vllazninë? Kënaqësi të luajmë në një stadium të tillë, shpresoj të jenë edhe tifozët të shumtë për të na mbështetur, besoj se do të jenë të shumtë. Ai stadium ka qenë ogur i mirë për ne, shpresoj të jetë kështu edhe nesër. Partizani ka objektivat e veta, janë pesë pikë pas nesh. Një fitore i afron, ndërsa humbja i largon prej nesh. Ne shpresojmë të arrijmë maksimumin dhe të shohim për lart, sepse është e vetmja mundësi të jemi në garë për tre vendet e para.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Herald Marku? Më vjen keq sepse në ndeshjet e fundit nuk ka qenë në formacion. Ai është një lojtar shumë i mirë dhe një çun fantastik. Ai është shoku im më i mirë. I uroj suksese, por pas ndeshjes së nesërme.

Ecuria? Kemi pasur shumë oshilacione. Është e pafalshme që një ekip që pretendon për kampion të bëjë dy ndeshje të mira dhe më pas të marrë disa barazime radhazi. Një ekip për kampion duhet të jetë shumë cinik dhe të vazhdojë serinë e fitoreve. Ne nuk e kemi treguar këtë gjë, por kam shumë besim, sepse ekipi dhe grupi janë shumë të mirë.

Na ka munguar pak fati, kemi marrë shumë barazime, por të shohim nesër, shpresoj të vazhdojmë me fitore. Çdo lojtar ka ulje-ngritjet e veta. Në aspektin profesional mund të them që jam i kënaqur, por rëndësi ka kolektivi. Në fund do të bëjmë edhe balancën personale.

Titulli? 13 pikë janë shumë në këto momente, por nëse do të vazhdojmë serinë e fitoreve radhazi, jam shumë i sigurt se ato 13 pikë do të bëhen shumë pak. Mos të harrojmë se kemi edhe dy ndeshje me Tiranën, në mendjen time supozoj se tani, për momentin, jemi -7 pikë nga Tirana, pasi ato ndeshje i llogaris të fituara. Por, ne nuk duhet të vazhdojmë me barazime, nuk duhet të bëjmë gabime”, deklaroi kapiteni i Vllaznisë.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency