Jessica “feston” golin e Immobiles në Instagram (Foto)
Ciro Immobile shënoi një dopietë dje në sfidën që Lazio fitoi me rezultatin 4-1 ndaj Spalit, duke entuziazmuar jo vetëm fansat bardhekaltër, por edhe vetë bashkëshorten e tij.
Jessica Immobile ka postuar sot në Instagramin e saj, faqen e parë të një gazete sportive në Itali, kopertina e të cilës kishte sulmuesin e Lazios, si heroi që u dha bardhekaltërve 3 pikët.
Bashkëshortja e sulmuesit lacial është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh me ndjekësit, foto të saj mjaft “të nxehta”, në shumicën e të cilave shfaqet në krah të Ciro-s.














