Serie A

“Jo, faleminderit! Nuk i tradhtoj tifozët e Napolit”, sulmuesi i njohur refuzon Juven

Dries Mertens vazhdon të jetë pa ekip, teksa ofertat në drejtim të sulmuesit belg nuk mungojnë. Së fundmi është përfolur edhe për një interesim nga ana e Juventusit.

Por, 35-vjeçari që luajti nëntë sezone me Napolin dhe ia doli të kthehet në golashënuesin më të mirë të historisë së klubit italian, ka refuzuar propozimin e bardhezinjve.

Shkaku lidhet me tifozët e Napolit, të cilët do e cilësonin një tradhti të pastër transferimin e Mertens te rivalët e urryer të Juventusit.

Në skenë ka dalë Galatasaray. Klubi nga Stambolli po përgatit një ofertë për Mertens, që kërkon një pagë të lartë për të kaluar në futbollin turk.

Ndërkohë, Juventusi është hedhur në sulm për Memphis Depay. Sulmuesi holandez nuk bën pjesë në planet e Barcelonës, që kërkon 20 milionë euro për ta lënë të lirë.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency