Itali

Jo vetëm Adli, Milan piketon një tjetër lojtar për të zëvendësuar Kessie

Me Franck Kessie, i cili duket se është i destinuar për t’u larguar në fund të këtij sezoni me parametra zero, Milan e ka gjetur se me kë do e zëvendësojë mesfushorin.

“Kuqezinjtë” e Italisë kanë marrë Yacine Adil nga Bordeaux gjatë verës së kaluar dhe ai shihet për momentin si një emër që ka për t’u kthyer në protagonist te ky ekip.

Së fundmi mediat në Itali raportojnë se tashmë Milan kërkon të marrë Renato Sanchez nga Lille dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë, pasi për vendin e lojtarit nga Bregu i Fildisht duhet një zëvendësues i denjë.

Portugezi është duke bërë shumë mirë në Francë dhe kjo mund t’ja vështirësojë pak punën klubit italian, me gjigantët evropian që pikasin çdo talent të momentit.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency