Merkato

Jo vetëm Barça, derbi londinez për Renato Sanchesin

Renato Sanches projektohet si një nga futbollistët më të kërkuar në merkaton e janarit. Mesfushori i Lille pëlqehet nga disa klube të mëdha, megjithatë, për momentin, dy skuadrat më të interesuara për të marrë shërbimet e tij janë Tottenhami dhe Arsenali. Dy ekipet londineze po përgatitin ofertat për t’ia vënë në tryezë Lilles.

Së fundmi, vetë Renato Sanches zbuloi se kishte qenë shumë pranë Barcelonën verën e kaluar, por një dëmtim e pengoi të transferohej në “Camp Nou”. Drejtuesit e “blaugranave”, pavarësisht shpërthimit të Gavit dhe Nico Gonzálezit nuk kanë hequr dorë nga portugezi. Nëse do t’i jepet mundësia, Barça do të provojë sërish për ta blerë mesfushorin. Formula do të ishte huazim deri në fund të sezonit me opsion blerje të detyrueshme.

Tek Arsenali ka shumë presion mbi bordin drejtues që blerja e Sachesit të kryhet në janar:

“Mendoj se do të ishte një nënshkrim i mirë. Ai ka pësuar disa lëndime, por është ende i ri dhe është shumë i fuqishëm në mesfushë: rikuperon topa, vrapon, gjuan dhe krijon raste. Të kesh një lojtar si ai në qendër të fushës mund të bëjë diferencën”, – tha Kevin Campbell, ish-sulmuesi i Arsenalit (228 ndeshje dhe 48 gola), në një prononcim për “Football Insider” pak ditë më parë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency