Merkato

Jo vetëm Çinarin, klubi turk piketon edhe dy lojtarë të tjerë të Partizanit!

Dridhet Partizani. Të kuqtë mund të humbasin tre nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm. Pas Erald Çinarit, në radarët e Samsunspor kanë hyrë edhe Esat Mala e Esin Hakaj që ashtu si Çinari janë në skandencë kontrate me Partizanit. Sipas mediave turke, paraqitjet e Rrocës, Abazaj dhe E’themit me fanellën e Istanbulspor sezonin që sapo u mbyll, por edhe të Selmanit e Domgjonit që prej dy vitesh militojnë në ligën e parë turke, kanë bindur drejtuesit Samsunspor ta përqëndrojnë vëmendjen nga Kategoria Superiore për të bërë merkato. Samsunspor sezonin e fundit e mbylli në vendin e 3-të, një pozicion më lart se Istabulspori por ashtu si verdhezinjtë nga Stambolli edhe skuadra nga Samsuni u eliminua në play-off.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency