Serie A

Jo vetëm Di Maria, Juventus pranë firmës me një tjetër argjentinas

Në ditën e vizitave mjekësore të Di Marias, Juventus është shumë pranë mbylljes së transferimit për një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë të Udineses, Nahuel Molina, i cili vjen pas një sezoni mjaft pozitiv në Serinë A.

Juventusi ka arritur marrëveshjen me argjentinasin për një kontratë 5-vjeçare, me pagë që nis nga 1.5 milionë euro dhe vjen në rritje nga sezoni në sezon, ndërsa tani kanë nisur negociatat me klubin friulian.

Te Udinese e vlerësojnë 30 milionë euro kartonin e Molinës, megjithatë Juventus ka treguar gatishmërinë të paguajë gjysmën e tyre dhe pjesën tjetër ta kompensojë me lojtarë të rinj, ose huazim të ndonjë futbollisti që nuk bën pjesë në planet e klubit.

Molina është një futbollist që ka vlerësimin maksimal të trajnerit Allegri, pasi mund të përshtatet mjaft mirë qoftë si mbrojtës i djathtë në skemën me 4, ashtu siç luan te Argjentina, qoftë si mesfushor në rreshtimin 3-5-2, siç ka luajtur te Udinese.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency