Itali

Jo vetëm Dybalan, Juventus do humbasë një tjetër emër këtë verë

Pas lajmeve se Paulo Dybala do të largohet nga Juventus në verë, pasi nuk kanë rënë dakord për kushtet e rinovimit të kontratës, duket se “Zonja e Vjetër” do të humbasë edhe një tjetër emër që është pjesë e klubit prej vitesh tashmë.

Federico Bernardeschi, po ashtu ka vendosur që të largohet me parametra zero nga Juve në verë. Ish-lojtari i Fiorentinës nuk dëshiron që të rinovojë kontratën, pasi oferta e bërë nga klubi italian nuk është aspak e kënaqshme për të.

Juventus pretendon që t’i ulë pagën, teksa 28-vjeçari nga ana e tij do që të ruajë të njëjta fitime, pra 4 milionë euro për sezon.

Ndaj, mediet italiane kanë raportuar mëngjesin e kësaj të mërkure se ashtu si Dybala, edhe italiani nuk do të vazhdojë të jetë më pjesë e Juventus dhe do të largohet sapo t’i mbarojë kontrata.

Bernardeschi kaloi nga Fiorentina te Juventus në vitin 2017 dhe në atë periudhë u konsiderua edhe si një nga talentet më të mira të asaj periudhe.  Duhet theksuar se ai nuk ia doli që të shkëlqente te “Zonja e Vjetër” dhe pjesën më të madhe të kohës e kaloi në stol.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency