Futboll

Jo vetëm futbollist, Chiellini nis një profesion të ri

Pas transferimit në MLS, në Los Angeles, Giorgio Chiellini ka nisur një tjetër etapë në jetën dhe karrierën e tij.

Ish-kapiteni i Juventusit do të jetë i ftuar special në studiot e “Sky Sport”. Kapiteni i kampionëve të Europës i bashkohet skuadrës së “Sky Sport” për ndeshjet e Champions League.

Lajmi u bë publik nga vetë televizioni, me drejtorin Federico Ferri i cili i uroi mirëseardhjen Chiellinit.

“Në Sky jemi mësuar me lajme, por ajo që po propozojmë këtë vit është për herë të parë. Për herë të parë ne do të kemi një lojtar ende aktiv për të komentuar futbollin. Chiellini, bazuar në angazhimet e tij me Los Angeles, do të jetë në lidhje nga Shtetet e Bashkuara ose do të jetë i pranishëm këtu në studiot e Sky në Itali.”-tha ai.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency