Angli

Jo vetëm Gabriel Jesus, Arsenal përgatit goditjen e radhës në sulm

Arsenal deri më tani në përgatitjet para nisjes së sezonit të ri ka shfaqur një formë mjafë të mirë. “Topçinjtë” në ndeshjen e fundit përball Sevillas fituan bindshëm më rezultatin 6-0 dhe përsëri shkëlqeu blerja më e bujshme gjatë merkatos verore. Gabriel Jesus shënoi tre gola dhe në pesë ndeshje deri më tani për Arsenalin, braziliani e ka gjetur rrugën e rrjetës shtatë herë.

Megjithatë pavarësisht garancisë që 25-vjeçari ka sjell në ekip, Arsenal po mendon të transferoj një tjetër goditje në sulm. Cody Gakpo i PSV Eindhoven është në radarin e “Topçinjve” të Londrës dhe gjithashtu një tjetër alterntativ mbetet Leroy Sane i Bayer Munich.

23-vjeçari ka zhvilluar praqitje fantastike në Holandë dhe së bashku në garë me Arsenalin është edhe Leeds United. Pavarësisht se “The Gunners” nuk kanë dërguar ende një ofertë në drejtim të klubit holandez, sipas raportimeve të mediave angleze kjo pritet të ndodhë së shpejti dhe Arsenal është favorit për të nënshkruar me sulmuesin.

Cody Gakpo në sezonin e fundin në Eredivisie, zhvilloi 27 paraqitje dhe shënoi 12 gola dhe po aq asist.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency