Jo vetëm Julian Shehu, Laçi humbet një tjetër titullar para Anderlechtit!
Julian Shehu mund të mos jetë mungesa e vetme e Laçit në sfidën e parë të raundit të 3-të të Conference League ndaj belgëve të Anderlecht, pasi përveç mesfushorit të skualifikuar për shkak kartonësh, trajneri Shpëtim Duro mund të mos ketë në dispozicion një tjetër element me shumë peshë në skuadër, bëhet fjalë për Mentor Mazrekajn i cili ka pësuar një dëmtim në stërvitje ditën e martë dhe nga sa mësohet do të jetë shumë e vështirë që të rikuperohet në kohë për sfidën e të enjtes në Elbasan Arena. Nëse Mazrekaj nuk ia del atëherë vendin e tij në treshen e sulmit mund ta marrë një mes Ilird Ademit afrimit më të fundit të kurbinasve dhe të riut të talentuar Fatmir Prengaj duke patur parasysh edhe mungesën e Dave Harmon që ende nuk ka debutuar në Europë me Laçin.



