Merkato

Jo vetëm Milani, “ankand” për sulmuesin bleg

Charles De Ketelaere është kthyer në një objektiv për disa klube europiane dhe Club Brugge fërkon duart, pasi edhe çmimi i lojtarit do të rritet. Milani ka bërë një ofertë fillestare 20 milionë euro plus bonuse dhe belgët duan më shumë se kaq. Leeds United, Newcastle dhe Lyon janë klubet e tjera që e duan sulmuesin belg, ndërkohë që në listën e klubeve të interesuara është shtuar edhe një tjetër klub i Premier League.

Arsenali është futur në garë për shërbimet e De Ketelaere, edhe pse së fundmi ka blerë te Manchester City brazilianin Gabriel Jesus. Arteta kërkon sa më shumë alternativa dhe belgu është një lojtar cilësor.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency