Angli

Jo vetëm monedha kundër Guardiolës, te City ankohen edhe për sulmin ndaj autobuzit

Liverpool-Manchester City ishte një ndeshje që prodhoi emocione në çdo sekondë që u luajt në “Anfield”. Lojtarët e klasit botëror në radhët e të dyja skuadrave dhuruan show, ndërsa në fund The Reds fituan falë golit të Mohamed Salah. Mirëpo, ata që mesa duket nuk u ngritën në lartësinë e ndeshjes ishin tifozët.

Pas sfidës, Pep Guardiola u ankua se ishte goditur me monedha nga ana e tifozerisë së Liverpool ndërsa së fundmi, te City akuzojnë edhe për një sulm të autobuzit të skuadrës. Sipas Bluve të Manchesterit, autobuzi është goditur me sende të forta nga ana e tifozëve të Liverpool duke marrë dëmtime të konsiderueshme. Një episod i tillë është përsëritur edhe në vitin 2018 kur të dyja skuadrat në atë kohë përballeshin në çerekfinalet e Champions League, teksa ishte sërish autobuzi i “The Citizens” që e pësonte.

Gjithsesi, për t’u rikthyer edhe sërish te ndeshja e së dielës, edhe ata tifozë të Cityt që kishin udhëtuar drejt “Anfield” nuk patën një sjellje shembullore teksa në tribunat e tyre nuk ngurruan të këndonin në kor për tragjedinë e Heysel aty ku shumë tifozë të Liverpool humbën jetën pas shembjes së një prej tribunave së stadiumit belg.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency