Jo vetëm Origi, Milan synon një goditje të bujshme në sulm
Milani është pranë nënshkrimit të Luis Suarez me parametra zero në merkaton verore. Spanjollja AS raporton se Kampionët e Italisë janë një hap larg transferimit të uruguajanit në San Siro.
Megjithatë një pengesë është hasur, pasi Monza ka shfaqur gjithashtu interes për 35-vjeçarin. Drejtuesit Berlusconi dhe Galliani e kanë kontaktuar sulmuesin dhe i kanë bërë një ofertë zyrtare prej 4 milion euro në sezon.
Gjithashtu edhe Fenerbahce ka kontaktuar drejtpërdrejt sulmuesin vetaran dhe sipas raportimeve i ka ofruar 6 milion euro, por Suarez e ka refuzuar ofertën pasi uruguajani pretendon të luaj përsëri në nivele të larta.
35-vjeçari ishte shumë pranë kalimit te Juventusi përpara dy vitesh por transferimi i tij te Zonja e Vjetër dështoi në momentin e fundit dhe tashmë sulmuesi e ka mundësinë të tregoj vlerat e tij në Seria A me fanellën “kuqezi”. Në rast transferimi Kampionët e Italisë do të shtonin eksperiencën në sulm së bashku me Olivier Giroud dhe Zlatan Ibrahimovic.



