Jo vetëm Scamacca, West Hami kërkon një tjetër futbollist nga Serie A
Pasi dështoi të rikthejë anglezin Jesse Lingard, West Hami ka kthyer sytë nga tregu italian, ku vetëm një ditë më parë arriti marrëveshjen për të firmosur me sulmuesin e përfaqësueses së kaltër, Gianluca Scamacca.
Këtë herë në shënjestrën e “çekanëve” ka përfunduar fantazisti i Napolit, Piotr Zielinski. Ky i fundit pëlqehet shumë nga trajneri David Moyes, i cili ka udhëzuar drejtuesit t’ia sjellin sa më shpejt megjithatë për momentin problem mbetet çmimi.
Napoli ka kërkuar 45 milionë euro për kartonin e Zielinskit, shifër kjo e konsideruar e lartë nga West Ham, që ka ofruar deri tani vetëm 30 milionë euro. Megjithatë negociatorët kanë nisur punën për të gjetur një rrugë të mesme, që do ta dërgonte Zielinskin në Londër, pas 6 sezonesh në “Diego Armando Maradona”.



