Merkato

Joao Mario mes Monacos dhe Kinës, Karamoah pranë Parmës

Joao Mario mes Kinës dhe Monacos. Sipas Gazzetta dello Sport, për mesfushorin portugez ka ardhur një ofertë serioze nga klubi nga Principata, që është gati të shpenzojë 15 milionë euro, por jo në dorë. Monaco kërkon ta huazojë lojtarin dhe të jetë e detyruar ta blejë në fund të sezonit me një çmim që do të vendosej në bazë të paraqitjeve të tij. Për Joao Marion po studiohen me shumë seriozitet edhe ofertat që vijnë nga Kina.

Një tjetër lojtar pranë largimit është Karamoah, i cili kërkohet nga Parma. Sa i përket, mbetet të hapura pistat që e çojnë në kampionatin francez, por për momentin në zyrat e Interit nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkrete.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency