Joao Mario: Sot vlen vetëm fitorja, respekt për zgjedhjet e Spallettit
Pak minuta para sfidës së ‘Bentegodi-t’, mes Veronës dhe Interit, Joao Mario i është përgjigjur interesit të medias, në lidhje me zgjedhjen e Spallettit, për të konfirmuar për herë të 4-t radhazi të njëjtin formacion.
“Zgjedhjet e trajnerit nuk diskutohen, por thjesht respektohen. Ne të tjerët duhet të punojmë sa më shumë dhe të jemi gati për të shfrytëzuar rastin tonë, që do të vijë herët a vonë. Rëndësi sot ka vetëm marrja e 3 pikëve, për të ruajtur ritmin e skuadrave të tjera të kreut, që kanë fituar të gjitha këtë fundjavë”, tha portugezi i Interit.



