Jorge Sampaoli: Vidal pijanec, i duhet një mjek!
“Arturo Vidalit i pëlqen të konsumojë alkool.” Kjo deklaratë e fortë ka dalë nga goja e ish-trajnerit të Kilit, Jorge Sampaoli, aktualisht në krye të Argjentinës. Në fakt, kaq hapur kundër një prej mesfushorëve më të fortë në botë, Sampoli ka folur kur drejtonte Kilin, por qe vetëm ditët e fundit është bërë publike. Argjentinasi, në fakt, që kur u dorëhoq nga drejtimi i “Rojas” në janar të 2016-ës e kishte parashikuar që Kili nuk do të shkonte në Rusi.
“Vidal duhet të ndiqet nga një mjek specialist. I pëlqen të pijë dhe nuk e kontrollon veten. Gjatë një udhëtimi drejt Limas, i kërkoi mjekut nëse mund ta konsumonte një birrë. Por ishte whisky, edhe pse unë i pata kërkuar të mos konsumonte asnjë pije alkoolike. Vargas sa herë vjen në kombëtare është më keq, Pinilla mendon për festat, ndërsa Alexis Sanchez qëndron mënjanë, me kufjet në vesh,” – ishte shprehur kohë më parë Sampaoli.
Përfundimi? Sot Kili, skuadra kampione e Amerikës Latine, do ta ndjekë botërorin në shtëpi.



