Futboll

Jorginho pranë katalanasve, agjenti i tij shihet në Barcelonë

Jorginho ishte një nga emrat që kryesonte listën e dëshirave të Barcelonës në merkaton që lamë pas dhe vazhdon të jetë sërish në krye të asaj liste.

Kontrata e mesfushorit me Chelsea-n skadon në fund të këtij sezon dhe duket se edhe ai vetë dëshiron të provojë një eksperiencë të re në La Liga.

Mediet spanjolle raportojnë se agjenti i ishit të Napolit, Joao Santos është parë ditën e dielë në Barcelonë.

Kjo do të thotë se Busquets do duhet t’i thotë lamtumirë klubit katalanas për t’i lënë vendin e tij Jorginho-s.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency